Bie nga lartësia në kantierin e ndërtimit në ‘Kinostudio’, vdes punëtori 66-vjeçar

11 August 2025, 11:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bie nga lartësia në kantierin e ndërtimit në
Foto ilustruese

Një 66-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht teksa po punonte në një firmë ndërtimi në Tiranë.

Viktima është identifikuar si Rrahman Mija. 66-vjeçari ka rënë nga lartësia e kantierit të ndërtimit ku po punonte në zonën e Kinostudios dhe për pasojë ka humbur jetën.

“Rreth orës 09:30, dyshohet se ka rënë nga lartësia gjatë punës në një firmë ndërtimi në Kinostudio shtetasi Rr. M., rreth 66 vjeç, i cili ka humbur jetën. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë të saj.”, njofton policia.


Video