Tiranë, materialet e ndërtimit zënë poshtë punëtorin, humb jetën 40-vjeçari

1 November 2022, 22:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tiranë, materialet e ndërtimit zënë poshtë
Ilustrim

Një 40-vjeçar në kryeqytet ka gjetur vdekjen në një aksident në punë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "5 Maji", në një objekt në ndërtim e sipër në pronësi të firmës "Nela".

Policia bën me dije se  kanë rënë materiale inertesh duke zënë poshtë punëtorin e objektit, Vullnet Lala rreth 40 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video