E rëndë në Korçë/Mundohet të shuajë zjarrin, një person pëson djegie në trup

1 November 2022, 22:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë në Korçë/Mundohet të shuajë
Ilustrim

Një burrë ka pësuar djegie trupore në Korçë, pasi ka tentuar të shuajë flakët e zjarrit që shpërthyen në magazinën ku mbante bazën ushqimore të bagëtive.

Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Kamenicë rreth orës 21:00.

I lënduari ndodhet në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.11.2022, rreth orës 21:00, në fshatin Kamenicë, Korçë, ka rënë zjarr në ambientin ku mbahej baza ushqimore e bagëtive, në pronësi të shtetasit A. D., i cili duke u munduar të shuante zjarrin, ka pësuar djegie trupore dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.


Video