Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një banesë private në lagjen “18 Tetori” në Lushnjë.
Banesa është në pronësi të shtetasit Arben Turku, i cili ndodhet në emigrim.
Aktualisht në banesë jeton Altin Lamçe, tregtar në tregun e fruta-perimeve.
Tritoli dyshohet se është hedhur nga autorët në ecje, nga rruga drejt oborrit të shtëpisë.
Si pasojë e shpërthimit janë thyer xhamat dhe dyert e kësaj banese.
Paraprakisht nuk raportohet për dëme në njerëz