Policia e Shtetit ka kryer kontrolle në kampin e Muxhahedinëve në Manzë, në Durrës.
Ndërkohë në kampin MEK strehohet opozita iraniane, ndërsa hetimet janë kryer lidhur me sulmet kibernetike.
Nga raportimet e fundit, mësohet se ka pasur përleshje mes policisë dhe muxhahedinëve.
Sipas zëdhënësit të MEK, policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe se një prej muxhahedinëve ka humbur jetën, një tjetër është në gjendje të rëndë dhe disa të tjerë janë plagosur.
Megjithatë Policia e Shtetit e hedh poshtë këtë version dhe pohon për mediat se nuk ka viktima, por disa anëtarë të MEK kanë kundërshtuar kontrollin.
Ndërkohë mësohet se janë lëshuar 70 urdhër-arreste për iranianët që janë strehuar në kampin e MEK në Manzë të Durrësit.
Ky kontroll vjen pas disa vitesh hetimi nga SPAK.
Ka patur të dhëna dhe informacione se anëtarë të tjerë të MEK mund të jenë rekrutuar nga shërbime dhe mund të duke kryer veprimtari që lidhen me terrorizmin.