Gazetari: Safet Gjici do jepte 60 mijë lekë për një qen, ndihma sociale është 30!

20 June 2023, 10:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gazetari: Safet Gjici do jepte 60 mijë lekë për një qen,
Në foto: Safet Gjici

Në videon e skandalit të ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, shfaqet qartë se si gruaja siguron projektin për kastrimin e qenve të Kukësit. Pasi i dha 'ok' për tenderin, Gjici kërkon nënkryetarin e bashkisë, që të përfundojë procedurat.

Nga pamjet me zë e figurë duket se kryetari i bashkisë i vë në dispozicion të gjithë stafin, dhe i thotë se do i bëjmë të gjithë shkresat.

"Ajo çfarë është po kaq e rëndë lidhet me faktin se për një qen do jepeshin 60 mijë lekë, ndërsa ndihma ekonomike për person është 30 mijë lekë", tha gazetari Artan Hoxha në emisionin Opinion

Nga pamjet vërtetohet se me sa lehtësi jepen 60 mijë lekë për një qen, e ndërsa bëhet luftë për njerëzit që marrin 30 mijë lekë ndihmë sociale.

Kujtojmë se video në zyrën e kryebashkiakut socialist të Kukësit, Safet Gjici, solli dorëheqjen dhe shkarkimin e këtij të fundit.

Sa është asistenca sociale ditët e sotme në Shqipëri?

Çdo i papunë që trajtohet me pagesë papunësie merr një nivel bazë të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave, i barabartë për të gjithë përfituesit, pavarësisht nga paga që është paguar në punë. Aktualisht niveli bazë i pagesës së papunësisë është 6850 lekë në muaj.

Përveç sa me sipër, personi mund të përfitojë bashkë me pagesën e papunësisë edhe kompensime në vlerë për çdo pjesëtar të familjes suaj që është i papunë si dhe shtesën familjare ( 2.5% - 5% ) për fëmijët deri në moshën 18 vjeç, 25 vjeç si dhe për të paaftët.


Video