Tensione në aksionin për shembjen e ndërtesave pa leje në Theth, banorët futen në banesë!

14 July 2025, 21:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tensione në aksionin për shembjen e ndërtesave pa leje në

Vijojnë tensione në aksionin e IKMT-së për shembjen e ndërtesave pa leje në Theth, teksa raportohet se disa banorë, familjarë janë futur brenda një banese dhe po pengojnë prishjen e saj. 

Disa banorë po kundërshtojnë prishjen një godine ndërsa fadroma e IKMT ka mbërritur në objektin e fundit që ishte llogaritur për t’u shembur. 

Bëhet me dije se pronarët kanë kërkuar më parë që të pritet verdikti i gjykatës pasi çështja është në gjykatë dhe brenda 5 ditëve mund të merret vendimi.


Video