A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Një person i armatosur është konstatuar nga Policia gjatë kontrollit të një parcele ku ishin kultivuar bimë të dyshuara narkotike, në fshatin Kodërbojë të Pukës.
Sipas Policisë, ai, sapo ka parë efektivët, është larguar me shpejtësi dhe nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar.
Një prej punonjësve të Policisë ka qëlluar me armë zjarri në ajër për ta paralajmëruar, por personi ka mundur të largohet duke përfituar nga terreni.
Policia e Shkodrës, Komisariati i Pukës dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë kanë vijuar kontrollet në zonë për kapjen e tij. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.