Të shtëna me armë në Tropojë/ 49-vjeçari qëllon me pistoletë të riun dhe një kalimtar rasti

26 June 2023, 20:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Të shtëna me armë në Tropojë/ 49-vjeçari
Foto ilustruese

Një person ka plagosur dy shtetas, njëri prej tyre kalimtar, pas një konflikti për motive të dobëta në Tropojë.

Policia e ka identifikuar dhe e ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar.

Ngjarja ka ndodhur në orën 20:10, në oborrin e një lokali, kur 49-vjeçari me inicialet B.S. plagosi me pistoletë shtetasin A.B.

Si pasojë e të shtënave, është plagosur në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën, edhe një kalimtar i rastit, shtetasi G. B.


Video