Del FOTO/ Ky është 33-vjeçari Tonin Ramaj që u qëllua me armë në lokal

26 June 2023, 13:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Del FOTO/ Ky është 33-vjeçari Tonin Ramaj që u qëllua
Ky është 33-vjeçari Tonin Ramaj

Ky është 33-vjeçari Tonin Ramaj (Hosaj), i cili mbeti i plagosur nga të shtënat me armë mesditën e sotme në një lokal në Vlorë.

I riu me dy mbiemra është dërguar në spital ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia ka dyshime se kanë qenë dy autorë të ngjarjes, të cilët pas të shtënave janë arratisur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:25, në lagjen “Pavarsia 3”, në rrethana ende të paqarta.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 12:25, në lagjen “Pavarsia 3”, dyshohet se në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi T. R (H), 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Del FOTO/ Ky është 33-vjeçari Tonin Ramaj që u qëllua

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit


Video