Detaje të reja nga plagosja me armë zjarri e regjistruar këtë të hënë (26 qershor) në lagjen Pavarësia në Vlorë.
33-vjeçari Tonin Ramaj është qëlluar 4 herë në pjesën e këmbëve sapo ka dalë nga banesa e tij.
Autori ende i paidentifikuar qëlloi me armë zjarri të riun dhe u largua në këmbë.
JOQ ka publikuar momentin kur Tonini me plagë kërkon ndihmë.
Pas ngjarjes i riu është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Një prej dëshmitarëve në vendngjarje u shpreh se ka dëgjuar 3 apo 4 të shtëna.
Video e marre nga joq:
Ka qenë ora 12:25 minuta kur një person/a ende të paidentifikura ka qëlluar me armë drejt 33-vjeçarit Tonin Ramaj sapo ka dalë nga banesa e tij.
Ramaj është qëlluar 4 herë në pjesën e këmbëve më pas autori është larguar në këmbë. Tonin Ramaj (Hosaj) është transportuar në spitalin e Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe aktualisht ndodhet jashtë rreziku për jetën.