Tartar Bazaj zgjidhet zëvendëskryetar i KLP-së

31 March 2022, 18:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tartar Bazaj zgjidhet zëvendëskryetar i KLP-së

Tartar Bazaj është zgjedhur sot zëvendëskryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

KLP zhvilloi sot mbledhjen plenare të radhës, nën drejtimin e kreut të KLP, Alfred Balla dhe në prani të 9 anëtarëve.

Mbledhja nisi me zgjedhjen e zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Për këtë pozicion, Tartar Bazaj, ishte anëtari i vetëm që kishte shprehur interesin për kandidim.

Ndërkohë, duke argumentuar në respekt të barazisë gjinore dhe kontributit të saj në Këshill, Sokol Stojani propozoi Nurihan Seitin, si një kandidaturë potenciale për t’iu bashkuar garës për zëvendëskryetar.

Pasi u njoh me kërkesën e Bazajt dhe miratimin e kandidimit nga Seiti, Këshilli vendosi me shumicë votash (6 vota pro), zgjedhjen e Tartar Bazaj, si zëvendëskryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.


Video