Ka rinisur sot në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit seanca për drejtuesen e prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.
Gjatë mbrojtjes, avokati i Imerajt, Gregori Twan tha para trupës gjyqësore se KPA duhet të bazohet në prova dhe jo në burime anonime, duke iu referuar disa denoncimeve që janë bërë nën anonimitet kundër prokurores.
“Drejtësia duhet të bëhet dhe të duket. Procesi i rregullt ligjor prevalon në çdo situatë. Gjykata duhet të bazohet në fakte dhe në prova, nuk mundet që të bazohen në burime anonime”, tha ai.
Gjatë mbrojtjes në seancën e djeshme, mbrojtja e Imerajt argumentoi janë bërë 3 denoncime të rreme saj dhe kjo ka sjellë edhe ankimin e konfirmimit të saj në detyrë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi në detyrë prokuroren Imeraj, vendim që u ankimua nga Komisioneri Publik.