69 të infektuar me Covid, asnjë humbje jete

31 March 2022, 17:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

69 të infektuar me Covid, asnjë humbje jete

Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit janë kryer 986 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 69 qytetarë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete.

Janë 469 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 13 pacientë, nga të cilët një është në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 63 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,716 që nga fillimi i epidemisë.


Video