Taksisti tenton të vrasë të riun në Fier, i ngul thikën dhe e lë të plagosur (EMRI)

9 January 2023, 16:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Taksisti tenton të vrasë të riun në Fier, i ngul thikën
Foto ilustruese

Një 60-vjeçar ka sulmuar me thikë 25 vjeçarin me iniciale A.T. ditën e sotme në Fier, duke e lënë të plagosur. Burime bëjnë me dije se autori është shtetasi Zagoll Muçaj.

Mësohet se ky i fundit është taksiste dhe ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, në vendin e quajtur “Rotondo e Sheqit”.

Policia ka arrestuar 60-vjeçarin Zagoll Muçaj, i cili akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

I riu është transportuar në spital dhe ndpdhet nën kujdesin e mjekëve. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Video