Takim ‘kokë më kokë’ 45 minuta mes ambasadores greke dhe Fredi Belerit në paraburgim

17 May 2023, 12:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Takim ‘kokë më kokë’ 45 minuta mes ambasadores greke
Në foto: Fredi Beleri

Ambasadorja greke në vendin tonë, Konstantina Kamitsi, ka qenë sot në ambientet e paraburgimit të Vlorës, ku po qëndron Fredi Beleri, kandidati fituesi Bashkë Fitojmë në Himarë.

Ajo ka zhvilluar një takim ‘kokë më kokë’ me Belerin, dhe sipas burimeve qëllimi i kësaj vizite ka qenë vijimi i procedurave nga ambasada greke.

Takimi ka zgjatur më shumë se 45 minuta, ndërsa pas daljes nga paraburgimi, ambasadorja nuk ka bërë asnjë koment për mediat.


Video