Tahiri do shkojë menjëherë në burg, do dalë nga gjykata me pranga në duar

4 February 2022, 17:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tahiri do shkojë menjëherë në burg, do dalë nga gjykata

Saimir Tahiri është dënuar me burg nga Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar.

Gjykata vendosi që të lihej në fuqi vendimi i shkallës së parë për shpërdorimin e detyrës. Tahiri u dënua me 5 vite burg dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar i ulet 1/3 e dënimit.

Tashmë ish-ministri do të vendoset në qeli për 3 vite e 4 muaj.

Ish-ministri do ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme.

Burime për Voxnews bëjnë të ditur se Tahiri do të dalë nga gjykata me pranga në duar sapo të zbardhet urdhri i ekzekutimit nga prokurorët e SPAK.

Gjykata deklaroi se sipas akteve, rezultoi se Tahiri ka cënuar interesat e shtetit, ndaj favorizimit të dhënë Habilajve. Gjithashtu ai ka pasur kontakte jo korrekte edhe me vëllain e Moisi Habilajt, Artanin.

Gjatë seancës u vu re edhe prania e forcave të policisë për të qëndruar në gatishmëri në varësi të vendimit të trupës gjykuese.

Veprimi i fundit i Tahirit pas dhënies së dënimit ka qenë një telefonatë. Është ende e paqartë personi me të cilin ai ka kontaktuar pas dënimit.

Para dhënies së vendimit Tahiri ka treguar ankth. Tahiri nuk e priste këtë vendim dhe shtangu kur kryetari i trupës gjykuese dha vendimin ndaj tij.

Tahiri do shkojë menjëherë në burg, do dalë nga gjykataTahiri do shkojë menjëherë në burg, do dalë nga gjykataTahiri do shkojë menjëherë në burg, do dalë nga gjykataTahiri do shkojë menjëherë në burg, do dalë nga gjykataTahiri do shkojë menjëherë në burg, do dalë nga gjykata



Video