SPAK shtyn garën për kreun e BKH!

23 June 2025, 14:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

SPAK shtyn garën për kreun e BKH!

SPAK ka shtyrë deri të martën më datë 24 qershor afatin për nisjen e procedurave për zgjedhjen e kreut të ri të BKH.

Shkak është bërë mosdorëzimi i rregullt i dokumentacionit për fazën e parë i 11 kandidatëve nga 13 në total.

Vetëm 2 prej tyre rezulton se kanë dorëzuar të gjithë dokumentacionin e duhur.

Ndër emrat më të njohur që synojnë kreun e Byrosë Kombëtare të hetimet janë ish-kryepolicët Haki Çako dhe Gledis Nano, zv.drejtori aktual i BKH, Joni Keta dhe prokurori, Andi Pogaçe.


Video