Sot ditë e nxehtë, temperaturat shkojnë deri në 36 gradë

6 July 2023, 07:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sot ditë e nxehtë, temperaturat shkojnë deri në 36
Foto ilustruese

Deri në orët e mesditës, Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta në të gjithë territorin e vendit por pjesa e dytë e ditës dhe në vijim do të sjellë vranësira nëpër të gjithë vendin, më të dendura në zonat Verilindore duke rrezikuar rrebeshe shiu afat-shkurtër.

Parashikohet stabilitet i atmosferës gjatë orëve të vona të mbrëmjes dhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 36°C. Vlerat më të larta priten në Elbasan, Berat dhe Sarandë.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar ne Adriatik dhe Jon dallgë 2 ballë.


Video