FOTO/ Rama: Në 'Eco Parkun e Durrësit', hapësira argëtimi e shplodhjeje!

5 July 2023, 17:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

FOTO/ Rama: Në 'Eco Parkun e Durrësit', hapësira

Kryeministri Edi Rama, ka postuar në rrjetet sociale disa foto nga ‘Eco Park’ i Durrësit ku u zhvillua kampionati kombëtar i ngjitjes sportive e cila është një disiplinë olimpike.

Eco Parku është ndërtuar në zonën ku më parë shërbente si vend grumbullim mbetjesh, duke shkaktuar probleme te banorët.

Ky kampionat u organizua nga Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor në bashkëpunim me Federatën Bjeshkatare dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës.

Postimi i Ramës:

Në Eco Parkun e Durrësit u zhvillua kampionati kombëtar i ngjitjes sportive e cila është një disiplinë olimpike

Ky kampionat u organizua nga Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor në bashkëpunim me Federatën Bjeshkatare dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës

Eco parku i madh i Durrësit është sot një park modern, rekreativ me fusha sporti e me gjelbërim ku përveç aktiviteteve sportive, qytetarët, fëmijë e të rritur do të gjejnë hapësira argëtimi e shplodhjeje.

#VetëmPërpara



Video