VR*SJA në Krujë/ Zbardhet dëshmia e djalit të Gentjan Bejtjas: Babai ishte me ne!

5 July 2023, 17:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VR*SJA në Krujë/ Zbardhet dëshmia e djalit të Gentjan
Në foto: Gentian Bejtja dhe viktima, Ramazan Sino

Policia ka mundur të marrë në pyetje njërin prej fëmijëve të Gentian Bejtjas i cili ka pohuar te hetuesit se babai i tyre ka qenë në automjet me ta, duke konfirmuar kështu se 42-vjeçari ndodhet ne Shqipëri. Për vendndodhjen e tij, policia ka marrë informacione në rrugë operative se fshihet në Laç, megjithatë nuk janë bërë kontrolle.

Të shtënat me breshëri i morën jetën kunatit të Gentjan Bejtjas ndërsa lanë të plagosur dy djemtë e tij 10 dhe 13 vjeç të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Gentian Bejtja është një personazh me shumë dritëhije i botës së krimit, ai ka qenë mik i ngushtë me Enver Stafukën i cili rezulton i zhdukur prej 8 vitesh dhe së bashku dyshohet të jenë përfshirë në vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.

E po ashtu, është personi që kontaktoi i fundit me biznesmenin e vrarë të kromit Iljaz Calit. Deri më sot, ai u ka shpëtuar 2 atentateve.


Video