SKANDALI/ Sulm me thikë në peshëngritjen shqiptare, presidenti i klubit dhunon trajnerin (Video)

24 April 2023, 14:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

SKANDALI/ Sulm me thikë në peshëngritjen shqiptare, presidenti i

Thika, grushte dhe përplasje mes palëve brenda familjes së peshëngritjes shqiptare. Një ngjarje e rëndë që ka tronditur jo vetëm këtë sport.

Një delegacion i këtij sporti ka marrë pjesë në Bosnje në kampionatin e të rinjve, aty ku ka ndodhur edhe përplasja mes palëve.

Me anë të një komunikate zyrtare, Federata Shqiptare e Peshëngritjes denoncon me emra dhe video, teksa sqaron se çfarë ka ndodhur.

KOMUNIKATA ZYRTARE E FEDERATËS SË PESHËNGRITJES:

“Në këtë status do të gjeni videon e Z.Dashamir Caika duke sulmuar dhe dhunuar me thikë trajnerin e Ekipit Kombëtar Z.Bashkim Nikolla dhe sportistin e tij Z.Bekim Gripshi.

Në atë aktivitet Z.Bashkim ka qenë shef i delegacionit për aktivitetin në Bosnje.


Pasi Z.Dashamir ka kërkuar të jetë pjesë e këtij aktiviteti me sportistë që nuk e meritonin dhe federata e ka kundërshtuar këtë kërkesë.

Z.Dashamir ka sulmuar me thikë Bashkim Nikollën dhe Bekim Gripshin duke menduar se Z.Nikolla ka refuzuar kërkesën e tij.


Video