Shtyhet seanca për inceneratorin e Fierit

24 April 2023, 13:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shtyhet seanca për inceneratorin e Fierit
Inceneratori i Fierit

Këtë të hënë ishte parashikuar që të mbahej seanca e parë në themel në Gjykatën Anti Korrupsion për 20 të akuzuarit për inceneratorin e Fierit dhe shtatë subjekteve.

Por, seanca u shty për shkak të mosnjoftimit të disa prej avokatëve, por edhe të pandehurve.

Në sallën gjyqësore nuk ishte i pranishëm ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe ish-sekretari i përgjithshëm Alqi Bllako, por ata përfaqësoheshin nga avokatët e tyre.

 


Video