Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Një sasi tritoli ka shpërthyer në lokalin e Fran Kolbuçajt 65-vjeç në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:50 në lagjen Fermentimi.
Pak para se të hapte biznesin e tij, Kolbuçaj konstatoi xhamin e thyer të derës së këtij biznesi.
Nga shpërthimi fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale ndërsa polica dyshon se është vendosur një sasi e vogël tritoli i llojit amonit malor i prodhuar në mënyrë artizanale.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën në vendngjarje me qëllim zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.