Tentoi eleminimin e pronarit të "Havanës", Gjykata e Apelit konfirmon dënimin e Astrit Sinanaj!

24 April 2023, 10:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tentoi eleminimin e pronarit të "Havanës", Gjykata e Apelit

Astrit Sinanaj, kushëriri i vrasësit me pagesë Julian Sinanaj, do të qëndrojë 25 vite në qeli.

Kështu ka vendosur Gjykata e Apelit, e cila këtë të hënë ka lënë në fuqi vendimin e dhënë kohë më parë nga Shkalla e Parë, me 25 vite burg.

Sinanaj akuzohet për dy raste konkrete në Elbasan, ku ka tentuar të vrasë me tritol biznesmenin  Fuad Verzivolli, pronari i “Club Havanës” në këtë qytet.

Në bashkëpunim me të pandehurit e tjerë, Thanas Thoma dhe Gentian Kllogjri nga Elbasani,  ka tentuar të vrasë me eksploziv biznesmenin Fuad Verzivolli, më datë 6 maj 2017 duke i vendosur një sasi tritoli poshtë makinës së tij dhe më datë 22 maj 2017, duke i vendosur një sasi tjetër tritoli në ambientet e jashtme të biznesit të tij,“Club Havana” në Elbasan.

Ngjarja e parë ka ndodhur në qendër të Elbasanit, kur në afërsi të teatrit “Skampa”, poshtë një automjeti tip “Volkswagen” është konstatuar një sasi tritoli C4, e ngjitur me letër natriban dhe e lidhur me një aparat telefonik, fitila e detenatorë.

Astrit Sinanaj, i arrestuar në Vlorë më 6 qershor 2019, është kushëriri i vrasësit me pagesë Julian Sinanaj.


Video