Situatë e rëndë në Gramsh, flakët bllokojnë edhe ekipet e shpëtimit, katër helikopterë drejt vendngjarjes

12 August 2025, 13:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Situatë e rëndë në Gramsh, flakët bllokojnë edhe

Del jashtë kontrollit situata me zjarret në disa fshtatra të Garamshit.

Gazetarja e Top Channel Bruna Kërçyku raporton se ka banorë të lënduar, por zjarrfikësit nuk kanë mundur dot të shkojnë për shkak të tymit.

Ia gjithë fshati Skënderbegas do të evakuohet ndërsa shumë banorë, mes lotëve për shtëpitë që po u digjen, refuzojnë të largohen.

Situata mbetet kritike në fshtatrat Kullolas, Bletes, Kukur, Sojnik dhe Mukaj.

Aktualisht janë nisur katër helikopterë drejt vatrave të zjarrit, pasi ndërhyrja nga toka është e vështirë.

Edhe në fshatin Sosëm sapo është aktivizuar një vatër e re shume pranë banesave.

 


Video