Situatë alarmante në Delvinë, zjarri pranë puseve të naftës dhe po përparon drejt lagjes së qytetit

12 August 2025, 21:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Situatë alarmante në Delvinë, zjarri pranë puseve të
Zjarri në Delvinë

Flakët i janë afruar shumë puseve të naftës në Delvinë. Aktualisht situata është jashtë kontrollit të autoriteteve dhe zjarri po shtrihet deri në lagjen "Llakë" të qytetit.

Katër zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe tre autoambulanca të Delvinës janë vënë në gatishmëri.

Situata pritet të përkeqësohet gjatë natës kur bëhet e pamundur ndërhyrja nga ajri. Të gjithë helikopterët dhe avioni ujëhedhës Canadair, janë angazhuar në vatra të tjera.


Video