Sulmi ndaj sistemit TIMS, Rama: Nuk pati asnjë rrjedhje serioze të dhënash

11 September 2022, 13:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sulmi ndaj sistemit TIMS, Rama: Nuk pati asnjë rrjedhje serioze të
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se sistemi TIMS është rikthyer në të gjitha pikat kufitare.

“Sistemet e pikave kufitare janë në punë qysh prej mëngjesit të sotëm. Përtej ndjesisë së rëndë që krijon penetrimi në këto sisteme, njësoj si kur të hyjnë në shtëpi e të vjedhin,fakti është se agresioni nuk ia ka arritur asfare qëllimit, asnjë zhdukje a rrjedhje serioze të dhënash!

Dhe përtej cinizmit e përqeshjeve tipike të klubit të madh të thashethemeve digjitale, ushqyer nga ulëritës profesionistë dhe kinse strategë marrëdhëniesh ndërkombëtare, Shqipëria teknikisht ka rezistuar më së miri, ndërsa politikisht ka bërë një investim tejet të dobishëm!”, tha Rama.


Video