Salillari nuk pyet për konfiskimin dhe Shtetin, vazhdon ndërtimin në pallatin 1200 m2 pa leje te Liqeni i Thatë

11 September 2022, 09:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Salillari nuk pyet për konfiskimin dhe Shtetin, vazhdon ndërtimin

Kompania e biznesmenit Pëllumb Salillari vijon punimet në shtesën pa leje të ndërtuar pranë Liqenit të Thatë në Tiranë.

Edhe pse vetëm dy ditë më parë shteti konfiskoi plot 1,200 metra katror ndërtim shumëkatësh pa leje në pronësi të biznesmenit Salillari, ky i fundit duket se nuk është shqetësuar. 

Newsbomb.al ka publikuar një video ku shihen punonjësit që vazhdojnë punën normalisht.

Pra Salillari është aktualisht duke ndërtuar pa leje në një pallat nën sekuestro për shkak se është ndërtuar pa leje.

Të pashqetësuar nga policia dhe IKMT, që vendosën shiritin e konfiskimit një ditë më parë, punëtorët vijuan punën gjatë ditës së shtunë, dhe me gjasë do të vijojnë deri sa Salillari të blejë pallatin pa leje që po ndërton.


Video