Rikthehet sistemi TIMS në aeroportin e Rinasit dhe në Kapshticë

11 September 2022, 08:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rikthehet sistemi TIMS në aeroportin e Rinasit dhe në Kapshticë
Rinas

Pas sulmit kibernetik, në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit është rikthyer sistemi TIMS.

Sistemi është rikthyer edhe në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës por jo në atë të Qafë Thanës.

Sipas informacioneve nga Autoritetet Doganore bëhet e ditur se aktualisht në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës ka sistem, por është i ngadaltë.

Ndërsa sa i përket situatës së automjeteve në këtë pikë është normale. Por në pikën kufitare të Qafë Thanës nuk është rikthyer ende sistemi.


Video