Drejtori i aviacionit civil, Maksim Et'hemaj ka folur për media pas përfundimit të Mbledhjes së Sigirisë lidhur me sulmin e dytë kibernetik brenda pak kohësh nga Irani, ku këtë herë shënjestra është sistemi TIMS.
Ethem deklaroi se si pasojë e këtij sulmi nuk ka pasur asnjë pasagjer që të ketë anulluar fluturimin, teksa tha se sot fluksin e kanë menaxhuar me sukses dhe se fluturimet kanë vijuar normalisht.
“Sistemi i trafikut ajror nuk është prekur nga ky sulm. Ndërkohë mënyra sesi kjo ngjarje shkakton probleme në aeroport është e thjeshtë. Bllokimi i sistemit TIMS krijon vonime të fluturimeve. Por ju them me shumë kënaqësi që asnjë pasagjer nuk ka humbur udhëtimin. Aeroporti ka tre valë udhëtimesh. Valën e parë në mëngjes, e dyta në orën 11-12 dhe tjetra në darkë. Vala e parë është menaxhuar me sukes, pasi u kemi komunikuar pasagjerëve problemin dhe ata janë paraqitur 2 orë më herët.
Unë i ftoj pasagjerët që të vazhdojnë të vijnë dy orë para fluturimit të tyre për shkak të kësaj situate. Ky është nëj akt sabotimi. Nuk është detyra jonë të themi se kur kjo mund të rregullohet, por të bëjmë të mundur që pasagjerët të mos humbin avionin e tyre. Komiteti do vazhdojë aktivitetin deri në rikthimin në normalitet.
Asgjë nuk rrezikojmë nga ky sulm përveçse vonesat. Nuk është Shqipëria e para. Të gjithë shtetet sulmohen do jetë gjithmonë një luftë. Sistemi TIMS u fik për tu mbrojtur. Është hapur vetëm me një pozicion për të parë nëse është në sulme të tjera. Është një në ardhje dhe një në dalje në punë për tu siguruar se në çfarë faze jemi. Janë shumë afër zgjidhjes po bëhen testet përfundimtare” tha Drejtori i Aviacionit Civil.