
Policia italaiane arrestoi në flagrancë dy persona, një shtetas shqiptar 43 vjeç dhe një italian 34 vjeç, për kultivimin dhe mbajtjen e një sasie të madhe lënde narkotike dhe për vjedhje të rëndë.
Mësohet se droga kultivohej brenda disa ndërtesave të një kompleksi bujqësor në një komunë, në Torino.
Gjatë kontrollit në ndërtesë në 5 dhoma dhe në verandë të strukturës së madhe, u gjetën mbi 700 shkurre marijuanë dhe afërsisht 15 kg lëndë bimore tashmë të tharë, qindra llamba halogjene të instaluara për të siguruar dritë dhe nxehtësi për bimët dhe një sistem kompleks ventilimi të detyruar për riqarkullimin e ajrit.
Më tej, u vu re një ndërhyrje e paligjshme në rrjetin elektrik, me shumë kabllo që dilnin nga paneli elektrik dhe degëzoheshin nga kati i parë në atë më poshtë. Në këtë drejtim, duke marrë parasysh sasinë e madhe të pajisjeve të lidhura në rrjet, konsumi ditor i llogaritur do të arrinte përafërsisht 350/400€.