Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë!

19 April 2024, 09:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët:

Raporti më i fundit i Institutit Europian të Statistikave e rendit vendin tonë të gjashtin sa i përket aksidenteve rrugore.

Ekspertët thonë që faktori kryesor është mosrespektimii i sinjalistikës.

 

EUROSTAT në publikimin e fundit e rendit kështu vendin tonë ndërkohë që ekspertët sinjalizojnë se renditja mund të kalojë edhe e treta pasi në kalkulime janë përfshirë edhe automjetet që nuk janë në përdorim por janë vetëm në pronësi të një shtetasi.

Aksidentet me pasojë vdekjen në vendin tonë mbeten të larta ndërkohë që Sulçe liston disa faktorë.

Referuar të dhënave të INSTAT në vitin 2022, 164 persona humbën jetën nga aksidentet me makinë, ose 59 persona për 1 milion banorë.

Kjo shifër është më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Europian prej 46 viktimash për 1 milionë banorë, sipas EUROSTAT.

Sulçe ka edhe një apel sa i përket autoriteteve që edukata e respektimit të sinjalitikës rrugore të nisë që në bankat e shkollës.


Video