Shpërthim tritoli në një lokal në Kamzë, detajet e para…

18 November 2023, 09:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shpërthim tritoli në një lokal në Kamzë, detajet e

Shpërthim me lëndë plasëse në pjesën e jashtme të një lokali në Kamzë. Policia bën me dije se rreth orës 04:25, në rrugën “Donald Trump”, në ambientet e jashtme të një lokali të marrë me qira nga shtetasi O. M., 24 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.

Si pasojë është dëmtuar fasada e jashtme e lokalit dhe janë thyer disa xhama. Nuk ka persona të dëmtuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.


Video