Aksident në Tiranë, makina përplas këmbësoren te vijat e bardha dhe largohet (VIDEO)

18 November 2023, 09:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident në Tiranë, makina përplas këmbësoren te vijat
Pamje nga vendngjarja

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë Institutit të Kamzës.

Siç raportohet nga dëshmitarët, një shofer ka përplasur një këmbësore, e cila po kalonte në vijat e bardha dhe është larguar nga vendngjarja.

Nuk dihet ende gjendja e të plagosurës, por ambulanca dhe Policia kanë shkuar në vendngjarje dhe pritet të zbardhen shkaqet e aksidentit.  


Video