Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një sasi tritoli i është vendosur makinës së një 37 vjeçari në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Bëhet fjalë për mjetin në pronësi të Alban Bushatit, i cili ka qenë i parkuar në rrugën “Martin Camaj”, në lagjen e njohur si "Rus".
Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit, në lagjen "Partizani", Shkodër, në automjetin e shtetasit A. B., 37 vjeç, i parkuar në rrugën "Martin Camaj", është vendosur dyshohet lëndë plasëse tek goma e parë e automjetit, i cili është dëmtuar pjesërisht'' informoi sot në mëngjes policia e Shkodrës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.