Shpërthim në derën e një banese në Fushë-Kuqe, policia jep informacion

26 August 2025, 21:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shpërthim në derën e një banese në Fushë-Kuqe,

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurëz, njësia administrative Fushë Kuqe, Kurbin.

Sipas Policisë së Shtetit, rreth orës 04:20, në portën e jashtme të murit rrethues të banesës së shtetases M. D. (alias M. B.) është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse, e dyshuar si artizanale.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë dhe grupi hetimor. Nga këqyrja paraprake u konstatua se porta ishte dëmtuar lehtë si pasojë e shpërthimit.

Gjatë kontrollit në perimetrin përreth banesës, hetuesit gjetën dhe sekuestruan disa gëzhoja, të cilat sipas policisë janë në dukje të vjetra dhe janë marrë në cilësinë e provës materiale.

Policia e Kurbinit bën me dije se nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe dokumentimin ligjor të rastit.


Video