Së shpejti Shoqata e Avokatëve Penalistë pritet të zhvillojë zgjedhjet për drejtuesin e ri.
Ndërkohë që vëmendja e opinionit publik është përqendruar kryesisht tek emërimet në gjykata dhe prokurori, në heshtje po lëvizin edhe strukturat që përfaqësojnë avokatët penalistë, një hallkë e rëndësishme e drejtësisë.
Prej vitesh shoqata drejtohet nga avokati Saimir Visha, por duket se epokës së tij po i afrohet fundit, për shkak edhe të gjendjes shëndetësore.
Në qendër të diskutimeve është mënyra se si do të organizohen zgjedhjet dhe nëse ato do të garantojnë standarde të ligjshme e profesionale, apo do të përcaktohen nga ndikime të brendshme.
Sipas burimeve, emri që lakohet si pasues është ai i avokatit Edmond Petraj, i konsideruar i afërt me Vishajn.