Shoferët e droguar, rreziku më i ri në rrugë, kapen dy në Tiranë

8 August 2023, 10:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shoferët e droguar, rreziku më i ri në rrugë, kapen dy
Kapen dy shoferët e droguar në Tiranë

Policia Rrugore njofton se gjatë kontrolleve të fundit ka vënë në pranga dy shtetas që drejtonin automjetet në efektin e lëndëve narkotike. 

Që nga nisja e testimeve me aparatin AquilaScan, gjatë këtij viti janë arrestuar 26 drejtues mjetesh që kanë rezultuar nën efektin e narkotikëve në timon.

Shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të kontrolleve arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. B., dhe S. L.

Këta shtetas u ndaluan për kontroll pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetet e tyre, në mënyrë të parregullt. Pas testimit me aparatin AquilaScan, rezultoi se këta shtetas drejtonin automjetet, në efektin e lëndëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Video