Shkrumbohet gjatë natës një makinë në Lezhë

9 November 2022, 08:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shkrumbohet gjatë natës një makinë në Lezhë
Foto ilustruese

Një automjet është përfshirë nga flakët e zjarrit në Lagjen e Spitalit në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate dhe dyshohet të jetë e qëllimshme.

Makina ka qenë e parkuar në lagjen e spitalit në Lezhës.

Mësohet se pronari i mjetit  është Nard Ndreu

Forcat e zjarrfikëses dhe të policisë kanë mbërritur në vendngjarje ku është bërë e mundur edhe fikja e zjarrit.

Grupi hetimor po kryen verifikimet si dhe pritet të sekuestrohen kamerat e vëzhgimit për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

 

 


Video