Ka ndërruar jetë në spital 16-vjeçari 15 ditë pas aksidentit të rëndë ku mbeti i plagosur në aksin rrugor Patok-Laç.
Viktima është shtetasi Flavio Mankollari, i cili ishte një nxënës ekselent i vitit të dytë në gjimnazin “Qemal Stafa”. Ai mbeti i plagosur në atë aksident bashkë me 4 persona të tjerë, por nuk mundi t’ia dalë dot, duke ndërruar jetë.
Aksidenti fatal ndodhi si pasojë e papërgjegjshmërisë së shoferit nga makina tjetër, jo tek ajo ku ndodhej Flavio. Sipas ekspertizës, një parakalim i gabuar në kthesë me shpejtësi tej normave të lejuara nga mjeti që drejtohej nga shtetasi SH.L. solli përplasjen
Flavio Mankollari do të përcillet në banesën e fundit nesër në orën 11:00, teksa banka e tij në klasën ku merrte vetëm dhjeta do të jetë e zbrazët, ashtu si vendi i tij mes të afërmve dhe moshatarëve të tij.
