“Shkove tek burri, aty të vdesësh”/ Trondit e mitura: Më martuan me zor me një burrë 15 vite më të madh, më hoqën nga shkolla

1 December 2022, 14:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Shkove tek burri, aty të vdesësh”/ Trondit e mitura:
Gazetarja dhe e mitura

Dhuna në familje dhe martesa në moshë të herët vijon të mbetet problem edhe në vitin 2022 në Shqipëri. Rasti më i fundit është historia e një të miture, e identifikuar si Anjeza. Pas rreth 1 viti në ‘liri’, Anjeza ka vendosur të rrëfejë për Vizion Plus historinë e jetës së saj.

Që në 9-vjeçare, Anjeza është detyruar nga familjarët të martohet, me një burrë rreth 15 vite më të madh në moshë. Nën presion, dhunë fizike dhe psikologjike, Anjeza jetoi me të dhe familjen e tij për tre vite me rradhë. E mitura tregon se martesa nisi pa dëshirën e saj dhe ashtu vijoi deri në ditën e fundit.

Edhe pse me rezultate të shkëlqyera në mësime, Anjeza u hoq nga shkolla që në klasë të 9-të.

“Më kanë martuar me zor dhe ka qenë një martesë pa dëshirë, me shkuesi nga një i afërm i imi. Fillimisht kemi folur nëpërmjet telefonit pastaj ditën e parë të takimit kam shkuar në banesën  e tij. Më mori që në fillim”.

Anjeza tregon se fillimisht është pritur shumë mirë nga familja e bashkëshortit, por lumturia zgjati jo më shumë se dy muaj.

Gjatë të tre viteve të vështira, e reja nuk ka patur as mbështetjen e familjes së saj. Ajo shprehet se familjarët e shihnin si normale qëndrimin në një bashkjetesë të dhunshme dhe të pa dëshiruar. Madje, në mentalitetin e fisit të tyre, vajzat duhet të ishin martuar pa mbushur moshën 17-vjeçe.

Kur dhuna dhe presioni u bënë të padurueshme, rreth një vit më parë, Anjeza vendosi të largohej nga banesa përmes një denoncimi në Polici. Dëshira e saj është jeta larg Shqipërisë dhe studimet për infermieri.

“Jeta është shumë e shkurtër”- shprehet Anjeza në fund të intervistës.


Video