Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Gentian Berberi është drejtori i komanduar i Policisë së Shkodrës, pas shkarkimit të Fatmir Lleshajt.
Berberi ikën nga drejtimi i Policisë së Kukësit, ku është komanduar Loard Sallaku.
Largimi i zyrtarit të policisë është bërë në lidhje me situata e krijuar në Theth me ndërtimet pa leje.
Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, drejtuesit e policisë duhet ta kenë territorin në kontroll dhe të jenë në dijeni çfarë ndodh brenda tij.