SHIFRAT / Shpenzimet për ushtrinë, Shqipëria nuk kap dot 2%! Ja kush kryeson në rajon

22 March 2024, 17:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SHIFRAT / Shpenzimet për ushtrinë, Shqipëria nuk kap dot 2%! Ja
Ushtria shqiptare

Shqipëria nuk ka arritur të plotësojë 2% e shpenzimeve për ushtrinë, siç e kërkon Aleanca e Atlantikut Verior (NATO), ndonëse vendet e rajonit dhe jo vetëm po mobilizohen për forcimin e sigurisë në një botë gjithnjë e më të paqëndrueshme.

Sipas të dhënave të bëra publike nga “Balkan Defence Monitor 2024”, Shqipëria renditet edhe më dobët se Maqedonia e Veriut për vitin 2023, ndërsa vendin e parë për shpenzimet për ushtrinë e kryeson Serbia me 2% të GDP-së së saj.

Në vend të dytë renditet Maqedonia e Veriut me 1.7%, më pas vjen Shqipëria me 1.6%.

Megjithatë, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut parashikohet të kalojnë Serbinë, e cila pritet të zbresë në vendin e tretë në rajon me 1.8% në 2024.

Në Ballkan, asnjë aleat i NATO-s nuk e ka arritur ende objektivin prej 2%, megjithëse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria parashikohen ta bëjnë këtë në vitin 2024. Ndërkohë, të gjithë aleatët e NATO-s, përfshirë ata në Ballkanin Perëndimor, po përmbushin një kërkesë tjetër, që të paktën 20% e shpenzimeve të mbrojtjes të përdoren për pajisje.

SHIFRAT / Shpenzimet për ushtrinë, Shqipëria nuk kap dot 2%! Ja


Video