Sherri në TikTok që përfundoi me dy të plagosur, arrestohet një nga bashkëautorët (EMRAT)

23 April 2023, 13:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sherri në TikTok që përfundoi me dy të plagosur, arrestohet
Klajd Mansaku në kërkim nga policia

Policia e Durrësit ka arrestuar Sheflid (Shefit) Karati, i shpallur në kërkim, pasi dyshohet si një nga bashkautorët e plagosjes së dy të rinjve në Durrës, më 15 prill pas një sherri në rrjetin social Tik-Tok.

35-vjeçari  u arrestua pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Sipas policisë nga hetimet e kryera dyshohet se në orët e para të mëngjesit më 15 prill për shkak të një konflikti në rrjetin social TikTok, Sheflid (Shefit) Karati dhe Klajdi Mansaku tentuan që të vrasin me armë zjarri Jurgen Vrioni dhe Arbi Haxhiu , të cilët janë plagosur lehtë jashtë rrezikut për jetën si dhe shtetasin Mario Vrionin.

Ndërkohë vijojnë kontrollet për arrestimin Klajdi Mansakut.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


Video