"Më gjeni vëllain"/ Zhduket 27-vjeçari në Tiranë, e motra kërkon ndihmën e Policisë për gjetjen e tij

23 April 2023, 12:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Më gjeni vëllain"/ Zhduket 27-vjeçari në
Foto ilustruese

Një 27-vjeç ka humbur kontaktet me familjarët e tij në Tiranë, pasi është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Bëhet fjalë për shtetasin J. P., 27 vjeç, teksa kallëzimin në polici e ka motra e tij, shtetsja K. P., 22 vjeçe. Mësohet se i riu vuan nga probleme të shëndetit mendor 

"Në Komisariatin e Policisë Nr. 4 është paraqitur shtetasja K. P., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa vëllai i saj, shtetasi J. P., 27 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor." thuhte në njoftimin e bluve të kryeqytetit.

Policia bën me dije se po punohet për gjetjen e tij.


Video