Sherri me dy të plagosur te rrethrrotullimi i Saukut, arrestohet pas tre ditësh 27-vjeçari

30 March 2022, 09:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sherri me dy të plagosur te rrethrrotullimi i Saukut, arrestohet pas tre
Foto ilustruese

Një 27-vjeçar me iniciale M.Xh. nga Tirana i shpallur në kërkim për një ngjarje të ndodhur më 27 Mars 2022 në rrethrrotullimin e Saukut, është arrestuar nga policia në aksin Gjirokastër-Tepelenë.

I riu, së bashku me 3 persona të tjerë të cilët janë arrestuar, u konfliktuan me njëri-tjetrin pranë rrethrrotullimit të Saukut në kryeqytet, ku mbetën të dëmtuar dy persona me iniciale M.D. dhe S.S. të cilët morën mjekim në spital.

Pasi uniformat blu e konstatuan duke udhëtuar me makinë në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, i bënë shenjë për të ndaluar në dy pika kontrolli. Por 27-vjeçari nuk e ndaloi mjetin dhe u largua.

Menjëherë i janë vënë në ndjekje shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, të cilat pas disa minutash bënë të mundur kapjen e tij.   

27-vjeçari M. Xh. iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit Nr. 1 Tiranë. Policia thotë se ai akuzohet për vrasje me dashje e mbetur në tentativë dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta.


Video