VIDEO: I plagosur dhe me pranga në duar, momenti i arrestimit të Nuredin Dumanit

30 March 2022, 07:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

VIDEO: I plagosur dhe me pranga në duar, momenti i arrestimit të

Këto janë pamjet nga arrestimi i të shumëkërkuarit Nuredin Dumani. Në momentin e vënies së prangave, Dumani shihet i zhveshur dhe në shtrat. Ajo që bën çudi është pamja.

Dumani mban flokë të gjatë, tatuzhe në të dy krahët e tij si dhe shfaqet me një fasho në kurriz. Mesa duket ky ishte kamuflimi që ai kishte zgjedhur për të mos u njohur nga forcat e policisë të cilat po e kërkonin prej shumë kohësh.

Dumani kishte shkuar të strehohej në Fier, pas përplasjes me armë në Papër të Elbasanit me Talo Çelën por përveç këtij të fundit e pësoi edhe vetë.

Ai ndodhet në gjendje të rëndë dhe ka ardhur që të mjekohet në spitalin e Traumës. Deri më tani mësohet se ka një plumb në shtyllën kurrizore që i rrezikon jetën, por nuk dihen ende detaje të tjera lidhur me aksionin.


Video