Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Sot është shënuar një vit nga ndarja nga jeta e Bashkim Finos. Kryeministri Edi Rama e ka përkujtuar politikanin dhe mikun e tij në rrjetet sociale.
“Sot 1 vit më parë në lamtumirën e mikut tonë të mirë, Bashkim Fino. I paharruar gjithmonë”, shkruan Rama.
Fino ndërroi jetën në moshën 59-vjeçare si pasojë e sëmundjes së COVID-19.
Ai ishte një nga figurat më të njohura politike.
Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, kur u zgjodh kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik. Më pas, Fino mbajtui edhe disa poste ministrore.