Plumbi i kapi shtyllën kurrizore, Nuredin Dumani i nënshtrohet ndërhyrjes në Spitalin e Traumës

30 March 2022, 08:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Plumbi i kapi shtyllën kurrizore, Nuredin Dumani i nënshtrohet
Dalja nga spitali i Fierit

Të tjera detaje dalin në dritë nga gjendja shëndetësore e Nuredin Dumanit, person i arrestuar mbrëmjen e djeshme për disa ngjarje kriminale. Ai u arrestua gjatë natës në një aksion blic në Fier, ku edhe u gjet i plagosur.

Dumanit një plumb i kishte mbetur në shtyllën kurrizore, i cili sipas bluzave të bardha të Fierit ishte e vështirë që të hiqej aty. Dumani ka pasur edhe një tjetër goditje, por që e ka kapur shkaras duke i gërvishtur vetëm pjesën e lëkurës.

Sipas mjekëve Dumani ka qenë shumë i qetë dhe nuk ka thënë asnjë fjalë, madje nuk është ankuar as nga dhimbjet që mund t’i shkaktonte plaga.

Kanë qenë pikërisht mjekët ata që vendosën që i plagosuri kishte nevojë për ndërhyrje neurokirurgjikale të specializuar në Tiranë.

Ai u transportua me një ambulancë, ndërsa pas saj udhëtonin dy furgona të RENEA-s.


Video